Nga 24 shkurti deri më sot janë shënuar mijëra viktima në Ukrainë, si pasojë e agresionit rus. Në mesin e viktimave janë me qindra civilë të pafajshëm, gra dhe fëmijë, sipas organizatave ndërkombëtare.
Sipas asaj që njofton The Kyiv Indenpendent në llogarinë zyrtare në Twitter, trupat ruse kanë vrarë tre mësuese kopshtesh në Mykolayiv Oblast.
Dy punonjës të tjerë të kopshtit u plagosën kur ushtarët rusë qëlluan në një minibus, tha sot Hanna Zamazeyeva nga kreu i Këshillit të Rajonit të Mykolayiv.
(Fotografia është ilustrim)