image Rusët vrasin 10 civilë me origjinë greke, reagon kryeministri Mitsotakis

Evropë

Rusët vrasin 10 civilë me origjinë greke, reagon kryeministri Mitsotakis

news image

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se 10 civilë me orgjinë greke janë vrarë sot nga sulmet ajrore ruse në afërsi të Mariupolit.

Përmes një postimi në Twitter, Mitsotakis ka bërë të ditur se 10 civilë të pafajshëm u vranë sot, ndërsa ka kërkuar që të ndalohen bombardimet tani.

“10 civilë të pafajshëm me origjinë greke u vranë sot nga sulmet ajrore ruse në afërsi të Mariupolit. Ndaloni bombardimet tani!”, shkroi Mitsotakis.

/GazetaSinjali/