Komandantët rusë po bëhen gjithnjë e më të frustruar nga avancimi i ngadaltë i tyre drejt Ukrainës dhe po fillojnë të përballen me probleme logjistike, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Duket se Moska nuk i furnizoi trupat e saj me karburant të mjaftueshëm, tha zyrtari për agjencinë e lajmeve Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.
Videot në rrjetet sociale që qarkulluan të shtunën tregonin tanke ruse që kishin mbetur në rrugë për shkak të mungesës së naftës.
Multiple videos on social media of Russian military out of fuel, food and stuck on highways pic.twitter.com/UTKLmTJf38
— Liveuamap (@Liveuamap) February 26, 2022