image Rundi i dytë i zgjedhjeve, grekët shkojnë në qendrat e votimit me kafshët e tyre shtëpiake

Evropë

Rundi i dytë i zgjedhjeve, grekët shkojnë në qendrat e votimit me kafshët e tyre shtëpiake

news image

Sot mbahet në Greqi rundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare. Siç raportojnë mediat në vend, qendrat e votimit u hapën në orën 07:00, me orën lokale dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Gjithsej 9.813.595 shtetas grekë janë regjistruar për të votuar në 21.634 qendra votimi në të gjithë Greqinë.

Votimi në Greqi është i detyrueshëm, por ka përjashtime për ata mbi 70 vjeç, për ata që ndodhen jashtë vendit gjatë ditës së zgjedhjeve dhe për ata që nuk mund të votojnë për arsye shëndetësore.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, pasi hodhi votën e tij në kuti, u shpreh se 25 qershori është për qytetarët e vendit të tij një ditë gëzimi dhe përgjegjësie.

Po votojmë për herë të dytë në disa javë në mënyrë që vendi të ketë një qeveri të qëndrueshme dhe efektive në 4 vitet e ardhshme. Jam shumë i sigurt që qytetarët do ta bëjnë detyrën e tyre me maturi. Ata do të votojnë për mirëqenien e tyre, për të mirën e tyre dhe për të mirën e familjes. Por ata do të votojnë gjithashtu për një atdhe të qëndrueshëm…”

Bazuar në rezultatet e rundit të parë, pritet që Mitsotakis i Partisë Demokracia e Re të sigurojë një mandat të radhës në krye të vendit.

Mediat në vend kanë publikuar në orët e para pas hapjes së qendrave të votimit edhe foto të qytetarëve që kanë shkuar të shprehin vullnetin e tyre me kafshët e tyre shtëpiake.

/GazetaSinjali/