Qytetarët e Rumanisë do t’i drejtohen këtë të dielë kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.
Sipas të dhënave paraprake, votuesit pritet të mbështesin presidentin në detyrë Klaus Iohannis, një politikan që ka dhe mbështetjen e Perëndimit për angazhimin e tij për shtetin e së drejtës.
Sondazhet e nxjerrin presidentin 60 vjeçar Iohannis fitues të raundit të parë të zgjedhjeve me 40% të votave, rezultat që do e çojë në një raund të dytë votimi më 24 nëntor.
Presidenti në Rumani emëron kryeministrin, i cili ka fuqi ekzekutive, pasi mban konsultime me partitë politike. Ai mundet gjithashtu që të kthejë ligjet e miratuara nga parlamenti duke i çuar ato për rishqyrtim ose në Gjykatën Kushtetuese.
Në garën e së dielës, presidenti Iohannis ka si rivale kryesore lideren e Social Demokratëve dhe ish kryeministren, Viorica Dancila si dhe Dan Barna, i cili është kreu i opozitës së qendrë së djathtë.