image Rukiqi: E papranueshme ndërhyrja me polici në "AgroKosova"

Biznes

Rukiqi: E papranueshme ndërhyrja me polici në “AgroKosova”

news image

Pas aksionit të Policisë në ndërmarrjen “AgroKosova” ka reaguar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Ai ka thënë se kjo ndërhyrja me Polici në ndërmarrje private është e papranueshme.

Ndërmarrja në fjalë dhe investitorët duhet ta kenë mundësinë e mbrojtjes të investimit dhe pronës ku kanë investuar. Ndërhyrjet arbitrare me polici, pa u shtjerr të gjitha mekanizmat kushtetues dhe ligjor, janë të papranueshme dhe mund të shërbejnë si precedent jashtëzakonisht negativ, për të ardhmen. Këto veprime duhet të ndalen”, ka reaguar ai.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, e shoqëruar nga Policia e Kosovës kanë shkuar në zyrat e AgroKosova Holding, apo ish-ndërmarrja shoqërore NBI Suhareka.

/GazetaSinjali/