image Rufki Suma: E thirra në telefon kundërkandidatin për t’ia uruar fitoren - Sinjali

Rufki Suma: E thirra në telefon kundërkandidatin për t’ia uruar fitoren

news image

Kandidati i pavarur, Rufki Suma, pas rezultateve të zgjedhjeve të djeshme të KQZ-së del se ka humbur, shkruan Gazeta Sinjali.

Hanin e Elezit e ka fituar kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi, me 50.98 për qind të votave, pas përfundimit të numërimit.

“Kemi thënë që do të respektojmë vendimin e qytetarëve. Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe demokratike përkundër asaj që ka pasë presione, por megjithatë kanë përfunduar mirë. Jemi deklaruar që i pranojmë zgjedhjet dhe  jemi pajtuar me atë rezultat. E kam thirrë në telefon kundërkandidatin për t’ia uruar por s’ka pasë qasje në rrjet dhe  kuptoj që ka qenë në momente fesitmi, por ia kam uruar përmes mesazhit”.

Suma në një intervistë në Klan Kosova, ka thënë që nuk është penduar që nuk ka bërë fushatë, ndërsa për kundërkandidatin nga radhët e PDK-së, Mehmet Ballazhin, tha që shpreson që ai t’i realizojë të gjitha premtimet që i ka dhënë. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin