Antonio Rudiger thuhet se synon të qëndrojë në “Stamford Bridge”.
Mbrojtësi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Chelsean që i skadon në qershor të vitit 2022.
Futbollisti gjerman synon të mbetet tek gjiganti anglez, por ende nuk ka rënë dakord me drejtuesit e klubit për rinovimin e marrëveshjes.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Rudiger dëshiron të mbetet te “The Blues”, por kontrata e ofruar nga klubi nuk është ende e duhura për ta bindur mbrojtësin të nënshkurajë kontratën e re.
28-vjeçari, pritet të rinovojë kontratën e re me klubi sapo të plotësohen kërkesat e tij financiare.
Real Madrid, PSG dhe Bayerni kanë shfaqur interesim prej kohësh për Rudigerin në rast se ai mbetet futbollistë i lirë në fund të edicionit.
Gjermani, këtë edicion ka shënuar dy gola e dy asistime në 18 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Gazeta Sinjali Sporti/