image Rudari: Podujeva duhet të izolohet nëse rritet numri i të infektuarve me koronavirus

Kosovë

Pandemia/ Rudari: Podujeva duhet të izolohet nëse rritet numri i të infektuarve me koronavirus

news image

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, përmes telefonit ka treguar për gjendjen në Podujevë pas rasteve të para të konfirmuara me virusin e ri CoVid-19.

Rudari ka sqaruar se rasti i fundit i konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është nga fshati Bradash dhe është infektuar nga rasti i parë i shfaqur në fshatin Dumnicë pasi kanë lidhje familjare.

“Të prekurit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe u kanë dalë në ndihmë stafi mjekësorë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjarët të cilët janë vetizoluar dhe deri tani nuk kanë shfaqur shenja se janë të prekur me koronavirus”, tha ai për EO.

Rudari ka thënë se nëse ka raste të tjera të konfirmuara me Coronavirus duhet që edhe Podujeva të izolohet sikur komunat e tjera të prekura.

Por që ka treguar se deri tani po arrijnë ta menaxhojnë mirë situatën.

“Deri tani situatën po e menaxhojmë shumë mirë. Stafi mjekësorë është në gjendje gatishmërie, por nëse vazhdon të shtohet numri i të prekurve, atëherë edhe Podujeva duhet të izolohet”.

Ndryshe, nga Podujeva janë konfirmuar tri raste të infektuara me koronavirus, ndërsa në tërë Kosovën numri i të prekurve ka arritur në 20./GazetaSinjali/