image Nxënësit në hall, Komuna e Podujevës njofton për fillim të mësimit, sindikata thotë se greva vazhdon

Arsim

Nxënësit në hall, Komuna e Podujevës njofton për fillim të mësimit, sindikata thotë se greva vazhdon

news image

Shumë paqartësi nëse nesër do të fillojë mësimi në Komunën e Podujevës. Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Podujevë, Fadil Halimi, ka thënë se greva në këtë qytet do të vazhdojë.

“Në shkollat e komunës së Podujevës greva vazhdon sipas orarit të deritashëm i paraparë në udhëzuesin e grevës  9:00 deri në 12:00 për të dy ndërrimet”, ka njoftuar Halimi, i cili shton se për çdo risi, do të informohen me kohë arsimtarët dhe nxënësit.

Drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu kishte njoftuar se greva në Podujevë është ndërprerë.

Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka ftuar të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit që nga nesër, (e hënë, 5 shtator), t’i kthehen punës, duke filluar vitin e ri shkollor.

/GazetaSinjali/