image Rudari - Bulliqit: Edhe fasadën e shtëpisë e ke marrë nga tepricat kur është fasadu një shkollë

Politikë

Rudari – Bulliqit: Edhe fasadën e shtëpisë e ke marrë nga tepricat kur është fasadu një shkollë

news image

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka akuzuar kundërkandidatin e tij, Shpejtim Bulliqi për uzurpim të pronës publike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Rudarit, Bulliqi po ashtu, sa ishte drejtor i Arsimit në Komunë edhe fasadën e shtëpisë e kishte marrë nga tepricat e fasadimit të një shkolle.

“Shtëpinë e ke të ndërtuar në pronë publike, në pronë të Komunës së Podujevës. Ti edhe fasadën e shtëpisë e ke vjedhë. Sa ke qenë drejtor i Arsimit i ke detyruar punëtorët që të shkojnë ta fasadojnë edhe shtëpinë tënde. Mund të shkoni dhe ta shikoni, është e njëjta ngjyrë me të shkollës”, tha Rudari në T7./Gazeta Sinjali/