image RTK reagon pas sulmit dhe kërcënimit që iu bë gazetarit, Altin Ahmeti

Kosovë

Reagim/ RTK reagon pas sulmit dhe kërcënimit që iu bë gazetarit, Altin Ahmeti

news image

Menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës ka reaguar ndaj sulmit që iu bë mbrëmë ndaj gazetarit, Altin Ahmeti.

“Sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj lirisë së Kosovës. Kërkojmë nga organet e rendit që të zbardhin sa më shpejt rrethanat e këtij rasti dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e menaxhmentit të RTK-së.

Ahmeti është rrahur nga disa persona mbrëmë në një lokal të Prishtinës.

Ende nuk dihen rrethanat se pse ka ndodhur një sulm i tillë, por dihet se Ahmeti ishte sulmuar dhe kërcënuar me vrasje nga pesë persona.

“5 vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin. E ftova policinë dhe prokurorinë, nuk i di arsyet e sulmit”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Sinjali/