image Rrusta nga PSD: Protesta është garanci se rritja e rrymës do të ndalet

Sociale

Rrusta nga PSD: Protesta është garanci se rritja e rrymës do të ndalet

news image

Sekretarja e përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta, tha se udhëhiqemi një pushtet që në rastin e parë e qet policinë te dera.

Sipas saj, rritja e çmimit të rrymës është e papranueshme.

“Kjo energji po na kushton shumë shtrenjtë, studenti i cili vjen me studiu në Prishtinë, prej kësaj rritjeje i bëhet një padrejtësi. Atij i rritet çmimi i jetesës në Prishtinë, pra preket bileta e studentit, preken shujtat e studentit, preket pavarësia e gruas, ato pak gra që mbërrijnë me qenë të punësuara, preket ilaçi i pensionistit, preken të gjitha kategoritë shoqërore, preket shumica që ka pak”, u shpreh Rrusta nga protesta.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ajo tha se kjo protestë me kaq shumë qytetarë është garanci që kjo rritje e çmimit të rrymës do të ndalet./GazetaSinjali/