Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se rrugica ku është vrarë 25-vjeçari, Klodian Rasha, do të marrë emrin e tij.
Veliaj tha se kjo ishte kërkesa e babait të Klodianit që ia kishte bërë Veliajt, kur ky i fundit kishte shkuar në vizitë.
Ndërkohë, Veliaj nuk la pa sulmuar edhe opozitën, për të cilën tha se nuk e ka hallin te njerëzit, por te zgjedhjet.
“Isha për vizitë. Kanë kërkuar që t’i vënë asaj rrugicë emrin e djalit të tyre. Do ta kalojmë javën tjetër në Këshillin Bashkiak. I ati tha dua të kaloj këtu dhe të paktën kur të shikoj tabelën të më duket sikur e takoj përditë. Familja që ka hall thotë dua drejtësi për hallin tim, por mos e shkatërroni qytetin. Këta nuk kanë hallin e miletit, por të zgjedhjeve. Sa herë këta shkatërrojnë me keq humbasin”, u shpreh Veliaj./Gazeta Sinjali/