Ambasadorët më të mirë të vendit tonë padyshim janë sportistët që e përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Përfaqësuesja më e mirë e Kosovës është xhudistja, Majlinda Kelmendi, transmeton Gazeta Sinjali.
Medaljet e shumta që i ka fituar, kanë bërë që ajo të jetë krenaria e Kosovës.
Llogaria zyrtare e Lojërave Olimpike ka publikuar një video të Majlinda Kelmendit.
Në video flitet për rrugëtimin e Majlinda Kelmendit drejt medaljes së parë olimpike.
Aty janë të gjitha ndeshjet që i kishte bërë Kelmendi deri në fitimin e medaljes së artë në Lojërat Olimpike në Rio 2016./Gazeta Sinjali/