Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh në akset rrugore Balldre – Torovicë dhe Rrëshen Bukmirë.
Në aksin Rrëshen – Bukmirë ka rrëshqitje gurësh në dy pika duke e bërë të pakalueshme këtë aks rrugor për automjete.
Ndonëse rruga është ndërtuar në dy vitet e fundit kjo është një situatë që përsëritet”- raporton RTV Ora.
Në këtë segment lëvizja është e frikshme pasi gurët e mëdhenj që rrëshqasin nga mali mund të rrezikojnë dhe jetët e njerëzve që kalojnë me makinë në atë aks. Dy vite më parë në këtë aks humbën jetën tragjikisht 3 persona pikërisht nga rrëshqitja e gurëve.