image Rrugët në kryeqytet, vështirë të qarkullueshme

Kosovë

Rrugët në kryeqytet, vështirë të qarkullueshme

news image

Mëngjesi i së dielës e gjeti Kosovën të mbuluar me borë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse mbrëmë nga Ministria e Infrastrukturës u bë e ditur se gjendja e rrugëve është e mirë dhe të gjitha rrugët janë të qarkullueshme, mëngjesin e sotëm nuk ishin ashtu.

Rrugët sot ishin të mbuluara me borë dhe siç ka parë edhe ekipi i Sinjalit nga afër, veturat kishin vështirësi në qarkullim.

Temperaturat minimale për ditën e sotme, sipas Institutit Hidrometeorologjik, janë paraparë të jenë deri në -11.

Organet kompetente kanë bërë thirrje te vozitësit të kenë kujdes të shtuar në trafik.

/Gazeta Sinjali/