image Ambasadori francez shëtit në rrugët e Prishtinës: Relaks dhe gështenja, Kosova e mrekullueshme

Kosovë

Ambasadori francez shëtit në rrugët e Prishtinës: Relaks dhe gështenja, Kosova e mrekullueshme

news image

Ambasadori i sapoardhur i Francës në Kosovë Olivier Guerot, të shtunën ka shëtitur nëpër Prishtinë.

Në një mot të mirë që ka mbretëruar sot, ai ka parë kafiteritë e mbushura me të rinj dhe shitësit e gështenjave.

“Arti i të jetuarit në rrugët e Prishtinës. Relaks dhe gështenja. Kosova e mrekullueshme” ka shkruar ai në Twitter.

Guerot ka dorëzuar letrat kredenciale te Presidentja Osmani në fillim të tetorit.

Franca është një nga shtetet që përbëjnë të ashtuquajturin QUINT ku bëjnë pjesë edhe SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania e Italia. Në kohët e fundit bashkë me Gjermaninë, Franca është vënë në kërkim të një zgjidhjeje Kosovë- Serbi.

Ndërsa ky vend është i rëndësishëm edhe për një temë tjetër, atë të vizave.

Sipas njoftimeve rreth takimit të 13 tetorit në Bruksel, ku u fol për heqjen e vizave për Kosovën, Franca kërkoi që liberalizimi të ndodhë bashkë me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS që pritet të ndodhë në nëntor të vitit 2023.

/GazetaSinjali/