Mëngjesi i së dielës e gjeti Kosovën të mbuluar me borë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndonëse mbrëmë nga Ministria e Infrastrukturës u bë e ditur se gjendja e rrugëve është e mirë dhe të gjitha rrugët janë të qarkullueshme, mëngjesin e sotëm nuk ishin ashtu.
Rrugët sot ishin të mbuluara me borë dhe siç ka parë edhe ekipi i Sinjalit nga afër, veturat kishin vështirësi në qarkullim.
Temperaturat minimale për ditën e sotme, sipas Institutit Hidrometeorologjik, janë paraparë të jenë deri në -11.
Organet kompetente kanë bërë thirrje te vozitësit të kenë kujdes të shtuar në trafik.