Pas tërmetit, Shqipëria po ballafaqohet me mot të lig e të reshura të mëdha shiu. Më e prekur nga të reshuarat është edhe Tirana.
Në shumë zona të kryeqytetit janë raportuar përmbytje të rrugëve.
Policia ndërkohë u ka bërë thirrje shoferëve që të marrin masa e të mos ecin me shpejtësi më të lartë se 50 kilometra në orë.
Pamjet në vijim të transmetuara nga Top Channel, janë nga zona e Restorant Durrësit.