image Rrugët e Prizrenit mbulohen me mbeturina

Sinjalizime

Rrugët e Prizrenit mbulohen me mbeturina

news image

Në Kosovë, pamjet e rrugëve të mbushura me mbeturina nuk janë të rralla, pothuajse ato shihen në çdo cep të rrugës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në gjendje të tillë janë edhe disa nga rrugët e qytetit të Prizrenit. Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit disa fotografi nga lokacione të ndryshme të këtij qyteti, ku shihen grumbuj me mbeturina të hedhura në rrugë.

Madje, mbeturinat janë hedhur edhe para hyrjes së institucioneve, para të cilave është e vendosur shenja “Ndalohet hedhja e mbeturinave”./Gazeta Sinjali/