image Rrugës për Beograd, Lajçak ndalet në pikëkalimin kufitar të ndërtuar për policitë e Kosovës e Serbisë

Politikë

Rrugës për Beograd, Lajçak ndalet në pikëkalimin kufitar të ndërtuar për policitë e Kosovës e Serbisë

news image

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka vizituar pikëkalimin e përbashkët kufitar në Mutivodë gjatë rrugës për në Beograd.

Lajçak shpreson që ky pikëkalim kufitar të shfrytëzohet nga dy shtetet, Kosovë-Serbi.

Image

Përmes një postimi në Twitter ai ka shkruar se “Rrugës nga Prishtina për në Beograd, vizitova objektin e pikëkalimit të përbashkët kufitar të ndërtuar nga BE-ja. Është rezultat konkret i dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, përfitues për të gjitha komunitetet dhe lirisë së tyre të lëvizjes. Shpresoj ta shoh së shpejti në operim të plotë dhe të shfrytëzueshëm nga dy palët”.

/GazetaSinjali/