image Rrugë të përmbytura e rrëshqitje dheu, një i vdekur nga moti i keq në Itali

Evropë

Rrugë të përmbytura e rrëshqitje dheu, një i vdekur nga moti i keq në Itali

news image

Trupi i një 67-vjeçari u gjet në një pemishte, larg zonës ku u pa për herë të fundit, pasi automjeti i tij u përmbyt nga rrjedha e ujit në Katanja të Siçilisë. Gruaja e tij, është shpallur e humbur siç bëjnë me dije shërbimet e emergjencës në Itali.

Kreu i mbrojtjes civile Salvo Cocina tha se sot kanë bërë kërkime për personat e zhdukur ku edhe është gjetur trupi i pajetë i viktimës.

Shoqata e fermerëve në Siçili tha në një deklaratë se mbi 300 milimetra shi kishte rënë në pak orë gjatë së dielës, gati sa gjysma e mesatares vjetore në ishullin në Mesdhe, shkruan A2news.

/GazetaSinjali/