image Vetura zyrtare e Doganës tejkalon në vijë të plotë në rrugën Prishtinë - Gjilan, rrezikon pjesëmarrësit në trafik - VIDEO

Sinjalizime

Vetura zyrtare e Doganës tejkalon në vijë të plotë në rrugën Prishtinë – Gjilan, rrezikon pjesëmarrësit në trafik – VIDEO

news image

Nuk janë të rralla rastet kur veturat zyrtare shkelin rregullat e trafikut.

Disa nga këto shkelje përfshijnë edhe tejkalimet që rrezikojnë pjesëtarët e tjerë në rrugë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit, ku shihet se vetura zyrtare e Doganës së Kosovës ka tejkaluar në vijë të plotë.

Ai për Sinjalin ka thënë se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Nga pamjet, makina zyrtare shihet se tejkalon në vijë të plotë derisa rruga është edhe në kthesë.

/GazetaSinjali/