image Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, shoferi nga pakujdesia godet me veturë një fëmijë 6-vjeçar

Siguri

Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, shoferi nga pakujdesia godet me veturë një fëmijë 6-vjeçar

news image

Foto ilustruese


Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’ në Fushë Kosovë, ku një veturë ka goditur një fëmijë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të pakujdesisë së shoferit, i cili ka goditur me veturën e tij 6-vjeçarin.

Si pasojë e kësaj, i mituri ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

/GazetaSinjali/