image Shtetasi i Shqipërisë dehet rrotë në Pejë, shkakton aksident me veturë në parking

Siguri

Shtetasi i Shqipërisë dehet rrotë në Pejë, shkakton aksident me veturë në parking

news image

Foto ilustruese


Shkaqet që çojnë deri te aksidentet në trafik janë të ndryshme. Përpos tejkalimit të shpejtësisë e mosrespektimit të rregullave, një ndër faktorët kryesorë është edhe konsumimi i alkoolit, i cili bën që shoferët të mos kenë kontroll mbi automjet, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë, ku një person i cili ishte nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar aksident në një parking privat.

Sinjali mëson se shoferi i cili është shtetas i Shqipërisë ka goditur me veturën e tij, automjetin tjetër i cili ishte i parkuar aty afër.

Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, teksa nuk raportohet për të lënduar.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim ku i është nënshtruar edhe testit të alkoolit e që ka rezultuar në gjendje të dehur.

Me urdhër të prokurorit, 43-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur’.

/GazetaSinjali/