Nuk janë të rralla rastet kur veturat zyrtare shkelin rregullat e trafikut.
Disa nga këto shkelje përfshijnë edhe tejkalimet që rrezikojnë pjesëtarët e tjerë në rrugë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit, ku shihet se vetura zyrtare e Doganës së Kosovës ka tejkaluar në vijë të plotë.
Ai për Sinjalin ka thënë se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Prishtinë – Gjilan.
Nga pamjet, makina zyrtare shihet se tejkalon në vijë të plotë derisa rruga është edhe në kthesë.