Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një vetëaksident trafiku është shënuar edhe sot, ku një veturë është rrokullisur në afërsi të varrezave në Deçan.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 15:30 minuta Policia është njoftuar për një vetëaksident. Policia me te arritur në vendngjarje ka kuptuar se ka te bëje me vetëaksident. Nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale”, tha Gashi.