image Rrokulliset një veturë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

Siguri

Rrokulliset një veturë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

news image

Para pak minutave në fshatin Slivovë, magjistralen Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku si pasojë e të cilit janë lënduar tre persona, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë për Sinjalin se një veturë e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Gjithashtu është bërë e ditur se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor dhe se përveç personave të lënduar janë shkaktuar edhe dëme materiale.

/GazetaSinjali/