Para pak minutave në fshatin Slivovë, magjistralen Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku si pasojë e të cilit janë lënduar tre persona, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë për Sinjalin se një veturë e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Gjithashtu është bërë e ditur se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor dhe se përveç personave të lënduar janë shkaktuar edhe dëme materiale.