Një vetëaksident ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Prishtinë – Gjilan.
Sinjalizuesit kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes ku shihet se një veturë është rrokullisur.
Gazeta Sinjali, ka kontaktuar zyrtarin për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqin, i cili ka thënë se një vetëaksident ka ndodhur, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
“Një vetëaksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan rreth orës 2:30, ku një veturë është vetëaksidentuar, ndërsa në këtë rast nuk ka të lënduar”, ka deklaruar Krasniqi për Gazetën Sinjali.