image Rrokuliset një veturë në Klinë, lëndohet një person

Kosovë

Policia/ Rrokuliset një veturë në Klinë, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mesditën e sotme në Klinë, raporton Gazeta Sinjali.

Personi ka marrë lendime të lehta trupore dhe më pas është dërguar në QKMF për trajtim.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Sot rreth ores 14:30 ka ndodhur një  vetaksident në Klinë. Vetura është rrokullisur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore. Vetëm një person ka marrë lëndime të lehta trupore, i cili më pas është dërgu në QKMF për trajtim. Shkaku i aksident mund të ketë qenë mospërshtatja e kushteve”, tha ai./GazetaSinjali/