image Rrogat në Kosovë - më pak se 140 euro rritje për 10 vjet

Sociale

Rrogat në Kosovë – më pak se 140 euro rritje për 10 vjet

news image

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), paga mesatare bruto në vend, për dhjetë vjet, është rritur 138 euro.

Nga 383 euro sa ka qenë në vitin 2012, ajo është bërë 521 euro në vitin 2022.

Nga viti 2015, paga e një punëtori në sektorin e ndërtimit në Kosovë, është rritur jo më shumë se 100 euro.

Për punën që ka bërë në një kompani private, para 8 vjetësh është paguar rreth 450 euro bruto, kurse sot merr rreth 550 euro.

“Çfarë të them, ndoshta 100 euro duken shumë, por krahasuar me çmimet sa janë rritur, sidomos vitin e kaluar, kjo rritje është shumë pak”, tha ai për REL.

Nga viti 2021 deri në vitin 2022, kur çmimet e konsumit kanë shënuar rritjen më të lartë, paga mesatare bruto në Kosovë është rritur për vetëm 37 euro.

/GazetaSinjali/