image "Rrofsh Enver, o sa malet tona", llapjanët mblidhen dhe festojnë në pandemi me këngë për diktatorin

Sociale

“Rrofsh Enver, o sa malet tona”, llapjanët mblidhen dhe festojnë në pandemi me këngë për diktatorin

news image

Ani pse numri i rasteve të reja me koronavirus po shtohet dita e ditës, duket se llapjanët nuk e kanë ndërmend t’i ndalin dasmat e eventet e tjera familjare, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, një ngjarje e çuditshme dhe jo e zakonshme për vitin 2020 ka ngjarë në Podujevë. Aty në një aheng familjar po këndohen këngë për diktatorin famëkeq, Enver Hoxhën.

Kënga “Rrofsh Enver, o sa malet tona”, përveç me instrumente u shoqërua edhe me përshëndetjen me grusht në kokë që ishte një simbol karakterizues për diktatorin.

“Anembanë ushton jehona, rrofsh Enver o sa malet tona”, thuhet ndër të tjera në këtë këngë./Gazeta Sinjali/