25 persona vendosën që t’ia marrin jetën vetes gjatë periudhës janar- korrik të këtij viti. Mirëpo, numër i lartë ishte edhe sa i përket tentimeve për të kryer vetëvrasje, pasi 84 persona kanë tentuar që të kryejnë këtë veprim, shkruan Sinjali.
E këto statistika shënojnë rritje, pasi gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar numri i personave që kanë kryer vetëvrasje është 18, ndërsa numri i atyre që tentuan ishte 53.
Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Policia e Kosovës ka dhënë statistika edhe për vitet e tjera.
Sipas tyre, numri i vetëvrasjeve në vitin 2019 ka qenë më i vogël sesa gjatë 2020-s, pasi gjatë këtij viti 31 persona kanë kryer vetëvrasje, nëntë më pak sesa në vitin paraprak.
E gjashtë persona më shumë se në 2019-n, kanë kryer vetëvrasje gjatë vitit 2018. Madje edhe numri i tentimeve është më i madh. Gjatë 2018-s, 165 persona kanë tentuar të kryejnë vetëvrasje.