Pasi numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë u rrit dukshëm, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një reagimi për media ka apeluar te qytetarët që t’i vazhdojnë t’i respektojnë masat.
Pasi në shumë qytete të vendit është vërejtur dalje masive e qytetarëve, nga IKSHPK kanë deklaruar se virusi është akoma në mesin tonë dhe se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të këtij instituti, shkruan Gazeta Sinjali.
“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes 20-30 sekonda! Virusi akoma gjendet në mesin tonë. Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike”, thuhet në njoftimin e tyre.
Më tej, ata lusin qytetarët që të kenë kujdes “sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Ndërsa luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim”./GazetaSinjali/