Qeveria e Kosovës në një mbledhje online që po mbahet tani pritet që të nxjerrë masa të reja të veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Gazeta Sinjali, një nga masat që pritet të miratohet është vazhdimi i lejimit të ceremonive fetare, por në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga koronavirusi.
“Qytetarëve të Republikës së Kosovës u lejohet pjesëmarrja në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare, në objektet fetare dhe jashtë tyre në përputhje me Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID -19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjes në objekt”, thuhet në pikën 8 të këtij propozim-vendimi.
Kujtojmë se, ceremonitë fetare në Kosovë janë të lejuara me vendim të Qeverisë që nga 25 shtatori. /Gazeta Sinjali/