image Rritja e rasteve me COVID-19/ Këshilli i Prindërve të Prishtinës kërkon të shtyhet mësimi për 2 javë

Arsim

Rritja e rasteve me COVID-19/ Këshilli i Prindërve të Prishtinës kërkon të shtyhet mësimi për 2 javë

news image

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Prishtinës ka kërkuar shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor me prezencë fizike, nëse nuk përmirësohet gjendja me pandeminë.

Nëpërmjet një komunikate për media ata kanë kërkuar që fillimi i mësimit të shtyhet për dy javë.

Tutje ata kanë theksuar se ende nuk ka vaksinim të fëmijëve nën moshat 16-vjeçare dhe kësisoj ata janë të pambrojtur.

Reagimi i plotë:

Reagim për fillimin e mësimit më 1 shtator

Ne, kryesia e Këshillit të Prindërve e Prishtinës, duke u bazuar në shkallën e përhapjes së pandemisë, më e rënda në vend prej fillimit; si për nga numri i infektimeve e i vdekjeve ditore, por edhe zgjerimi i prekjes nga virusi i të gjitha moshave pa përjashtim, llogaritur edhe rrezikshmërinë shtesë të variantit Delta, gjykojmë se fillimi i mësimit më 1 shtator me prezencë të plotë në shkolla është tejet i rrezikshëm dhe me potencial të lartë të pasojave në shëndetin e jetën e fëmijëve tanë por edhe gjithë familjeve. Dëmet mund të jenë edhe shumë më të rënda nëse kapacitet trajtuese, edhe ashtu tashmë të limituara, nëpër spitale shterohen.

Përveç gjithë këtyre, ende nuk kemi vaksinim të fëmijëve nën moshat 16-vjeçare, duke qenë kjo kategori e pambrojtur.

Duam të kujtojmë këtu se (me qëllim parandalues) mësimi është shtyrë në rrethana shumë më të lehta të pandemisë.

Andaj, kërkojmë që, nëse gjendja nuk përmirësohet dukshëm, fillimi i mësimit me prezencë fizike në shkolla të shtyhet. Shtyrja mund të jetë 1+1 javë, varësisht situatës me pandemi. 

/Gazeta Sinjali/