image NATO kërkon nga Rusia që të rikthejë marrëveshjen e drithërave

Botë

NATO kërkon nga Rusia që të rikthejë marrëveshjen e drithërave

news image

Pas pezullimit të marrëveshjes për drithërat nga Rusia, ka reaguar edhe NATO.

NATO, i ka bërë thirrje Rusisë, që menjëherë në mënyre urgjente të rikthejë marrëveshjen e cila është negociuar nga OKB-ja.

Putinit, i është kërkuar që të rishqyretojë vendimin e tij për të mundësuar që ushqimi të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë.

‘’Presidenti Putin duhet të ndalojë së ‘armatosuri’ ushqimin dhe t’i japë fund luftës së tij të paligjshme kundër Ukrainës,” ka thenë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Rusia ka pezulluar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja më pretekstin se Kievi ka kryer ‘sulm terrorist’, mbi një flotë anijesh në Detin e Zi.

/GazetaSinjali/