image Qeveria Kurti ndan 50 mijë euro për Luginën e Preshevës

Politikë

Qeveria Kurti ndan 50 mijë euro për Luginën e Preshevës

news image

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, janë ndarë 50 mijë euro ndihmë, për shqiptarët të cilët jetojnë në Luginë të Preshevës.

Kryeministri Kurti, tha se kjo ishte një kërkesë e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shkruan Gazeta Sinjali.

Me qëllim të përkrahjes së kauzës politike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe në bazë të kërkesës së parashtruar propozohet të ndahet mjetet në vlerë prej 50 mijë euro në mbështetje të aktiviteteve lobuese të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë atje“, tha i pari i Qeverisë.

Kryeministri Kurti tutje shtoi se mjetet propozohen të ndahen nga mjetet e buxhetuara te Zyra e Kryeministrit në programin “Përkrahje për Luginën e Preshevës”.

Kurti premtoi se Qeveria e Kosovës do të jetë në vazhdimësi në mbështetje të bashkëkombësve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. 

/GazetaSinjali/