image Përfundon takimi në Rashkë, Petkoviq e imponon Asociacionin si kërkesë të serbëve

Rajon

Përfundon takimi në Rashkë, Petkoviq e imponon Asociacionin si kërkesë të serbëve

news image

Ka përfunduar një takim i thirrur nga drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, me liderët politikë serbë në Kosovë. 

Petkoviq thotë se ka qenë “diskutim i gjatë dhe i vështirë” ai i mbajtur në Rashkë të Serbisë.

Ai ka përmendur zbatimin e marrëveshjes për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke pretenduar se Asociacioni do të normalizonte raportet Kosovë – Serbi.

“Kam dëgjuar nga të gjithë përfaqësuesit e serbëve sot se duan të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe. Nëse do të kishim sot ASK, nuk do të kishte ndodhur gjithçka që po ndodh sot”, ka thënë Petkoviq, raporton media serbe “Novosti”.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nga 1 gushti do të hyjë në fuqi vendimi për reciprocitet me Serbinë, për çështjen e njohjes së dokumenteve.

Prej të hënës, në Kosovë, shtetasit serbë që prezantojnë në kufi dokumente identifikuese të lëshuara nga Serbia, do të pajisen me një dokument “hyrje/dalje”. Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikat e kalimet tokësore dhe ajrore dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi.

Në veri ka nisur bllokimi i rrugëve me kamionë, pasi një orë u dëgjua alarmi i qytetit.

/GazetaSinjali/