image Rritja e rasteve me COVID-19, Barcelona vullnetarisht rikthen masat e izolimit

Botë

Rritja e rasteve me COVID-19, Barcelona vullnetarisht rikthen masat e izolimit

news image

Autoritetet e Katalonjës në Spanjë kanë rikthyer masat e izolimit në disa pjesë të rajonit, përfshirë këtu edhe Barcelonën, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 ditëve të fundit.

Ata u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos mblidhen në grupe me më shumë se dhjetë persona, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Sinjali.

Banorët e Barcelonës, i cili është një nga pikat e nxehta të turizmit në Spanjë, inkurajohen të bëjnë blerje në internet dhe të mos dalin jashtë shtëpisë përveç në rastet kur është e domosdoshme, thanë zyrtarët rajonalë gjatë një konference për shtyp.

Në total, Katalonja ka konfirmuar 79 mijë e 595 raste pozitive me koronavirus dhe 6 mijë e 913 viktima.

Masat për të kontrolluar shpërthimin e ri të koronavirusit gjithashtu përfshijnë kufizimin e ngjarjeve kulturore dhe sportive./Gazeta Sinjali/