image Rritja e numrit të rasteve me COVID-19, Krasniqi paralajmëron ashpërsim të masave

Shëndetësi

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19, Krasniqi paralajmëron ashpërsim të masave

news image

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se nga takimi që kanë mbajtur dje, kanë dal disa rekomandime të cilat do të analizohen e pastaj do të propozohen masat antiCOVID.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të respektojnë masat Anti-COVID e të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga ky virus.

Nga takimi i djeshëm që e kemi pasur, kanë dal disa rekomandime të cilat do të analizohen nga ekipi i ngushtë i ministrit dhe pastaj do të propozohen edhe masat përkatëse për t’u marrë vendimi në nivel të qeverisë”, ka deklaruar ai në t7.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët  të mbajnë maskën, distancën, higjienën personale e të vaksinohen.

“Tashmë e dimë të gjithë se ka më shumë se një javë që janë identifikuar rastet e para edhe me variantin Omicron të koronavirusit. Tani për tani ne vazhdojmë të bëjmë thirrje që të respektohen masat të cilat janë në fuqi, ato që i kemi pasur prej fillimit të pandemisë, maskën, distancën dhe higjienën personale dhe vaksinimin patjetër”, ka shtuar ai.

/GazetaSinjali/