Situata epidemiologjike nga koronavirusi në shumë vende të botës është përkeqësuar dukshëm në prag të dimrit dhe për këtë arsye Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për rikthimin e disa prej masave.
Sipas ekspertes së OBSH, Maria van Kerkhove, varianti Delta është aktualisht forma më agresive e virusit, i cili është përhapur në të gjithë botën dhe për këtë arsye duhen marrë masa shtrënguese për t’u mbrojtur.
Situata epidemiologjike në shumë vende, është përkeqësuar për shkak të shfaqjes së variantit delta dhe uljes së ritmit të procesit të vaksinimit.
OBSH ka bërë shpesh thirrje për shpërndarjen e barabartë të tyre, në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës, por duket se qeveritë e vendeve të pasura nuk e kanë zbatuar atë./GazetaSinjali/