image Rritet shkalla e gatishmërisë në Deçan e Junik për vërshime të mundshme

Siguri

Rritet shkalla e gatishmërisë në Deçan e Junik për vërshime të mundshme

news image

Pas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës se gjatë ditës së nesërme në disa komuna mund të ketë vërshime, janë angazhuar ekipet në terren për ndërmarrjen e masave preventuese.

KRU “Hidrodrini” ka bërë të ditur përmes Facebook se është ngritur shkalla e gatishmërisë pas paralajmërimeve për vërshime.

Në njoftim është bërë e ditur se kryeshefi ekzekutiv i KRU “Hidrodrini”, Agron Tigani, ka nxjerrë vendim të rritjes së shkallës së gatishmërisë dhe vetkontrollit në Komunën e Deçanit dhe atë të Junikut.

Njoftimi i plotë:

Pas paralajmërimit të IHMK-së, për vërshime të mundshme gjatë ditës së nesërme në komunat Deçan dhe Junik, që mund të ndodhin si pasojë e rreshjeve të shiut, KRU ‘Hidrodrini’ ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe ka angazhuar ekipe në terren për masa prevenuese.

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ing. Agron Tigani, ka nxjerrë vendim të rritjes së shkallës së gatishmërisë dhe vetkontrollit në komunat respekive dhe të njejtin vendim ua ka komunikuar edhe shefave të njësive përkatëse të KRU ‘Hidrodrini’ në Deçan dhe Junik.

Në të dyja komunat, ekipet e terrenit kanë marrë masat e para dhe janë duke u koordinuar në bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet komunale respektive.

Shkalla prevenuese e gatishmërisë është ngritur edhe në tërë zonën e mbulueshmërisë!

Në secilin rast që konsumatorët e shohin të nevojshme asistencën në ndonjë shërbim apo koordinimin, luten ti drejtohen Njësive përkatëse në komunat e tyre.

Me respekt;

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë

/GazetaSinjali/