image Rritet numri i viktimave të tërmetit në Izmir

Evropë

Rritet numri i viktimave të tërmetit në Izmir

news image

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi, numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir është rritur në 62, raporton Anadolu Agency, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas kësaj agjencie të lajmeve, deri në 104 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat, kurse aktivitetet e kërkim-shpëtimit ende janë duke vazhduar.

Të paktën 940 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë. Të paktën 722 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa po vazhdon trajtimi për të tjerët. Pas tërmetit, janë regjistruar 947 pas-tronditje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë. /Gazeta Sinjali/