image Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Evropë

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

news image

Ka shkuar në 28 numri i personave që kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm që ndodhi dje në qytetin Izmir të Turqisë.

Nga ky tërmet të paktën 831 persona mbetën të lënduar në qytetin e Izmirit, pesë në Mansia, dy në Balikesir dhe 54 në Aydin.

Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, tha se 381 persona janë duke marrë trajtim mjekësor, kurse 25 janë në kujdes intensiv dhe pesë janë duke iu nënshtruar operacioneve.

Ai gjithashtu tha që 504 pacientë u lëshuan nga spitalet, pasi kishin përfunduar trajtimin.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit kanë përfunduar në nëntë ndërtesa në Izmir./ Gazeta Sinjali/