Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmë Turqinë ka shkuar në 21. Teksa bëhet e ditur se deri më tani mbi 1 mijë persona kanë mbetur të lënduar.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soly, i cili pohoi se edhe 100 ndërtesa janë shkatërruar në Elazig.
Pas tërmetit, i cili ndodhi në thellësinë 6,75 kilometra nga sipërfaqja e tokës, u raportuan dhe dhjetëra paslëkundje me madhësi që variojnë midis 2.7 dhe 5.4./Gazeta Sinjali/