image Rritet numri i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Rritet numri i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë

news image

Ditëve të fundit në Kosovë kanë shënuar rënie rastet me COVID-19.

Kështu gjatë ditës së mërkurë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 532 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 69 raste pozitive.

Që nga marsi kur edhe u shënuan dy rastet e para me COVID-19, numri total i rasteve pozitive është 14,446 raste nga 56,045 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 581 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11,033 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,832. /Gazeta Sinjali/