image Rritet numri i rasteve me kancer të lukthit në Kosovë
[wp-story id="814678"]

Shëndetësi

Rritet numri i rasteve me kancer të lukthit në Kosovë

news image

Format më të shpeshta të sëmundjeve malinje në Kosovë janë kanceri i gjirit te femrat dhe kanceri i mushkërive te meshkujt. Kurse, pas këtyre dominojnë kanceri i zorrës së trashë dhe kanceri i organeve gjenitale te femrat. Megjithatë, viteve të fundit në Kosovë është në rritje edhe kanceri në lukth.

Këto lloje dhe sëmundjet tjera kanceroze të tjera shkaktojnë problemet më të mëdha dhe kanë koston të lartë të mjekimit dhe të trajtimit.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi është shprehur se kanceri i gjirit te femrat është një ndër format më të shpeshta të përhapura si sëmundje malinje në Kosovë, ndërsa te meshkujt dominon kanceri i mushkërive.

“Duhet të kushtohet kujdes shumë të madh, mënyrës së diagnostifikimit dhe kohës. Kjo pasi që diagnostifikimi i hershëm i këtyre sëmundjeve do të thotë një trajtim i mirë apo formë më e lehtë e mjekimit dhe kosto më e ulët e trajtimit të tyre” tha Kurtishi.

Ai gjithashtu përveç që tregoi se këto sëmundje nuk krijohen aty për aty, shpjegoi zhvillimin e saj te gratë shtatzëna dhe asaj se si munden këto gratë t’i dalin ballë sëmundjeve malinje.

Ndërsa i pyetur se sa gra shtatzëna kanë frekuentuar onkologjinë për shërim të sëmundjes së kancerit, Kurtishi tha se në 5 vitet e fundit ka pasur gjithsejtë 4-5 raste të tilla, të cilat ia kanë dal dalë me sukses shërimin pa dëmtuar foshnjën apo pa pasur nevojë ta ndërpresë shtatzëninë, raporton KP.

Kujtojmë që në Kosovë gjatë vitit 2020 u regjistruan mbi 1.300 raste të reja me kancer, ndërsa në botë nga kanceri vdesin rreth 10 milionë persona brenda një viti, duke e bërë atë si shkakun e dytë më të shpeshtë të vdekjeve në mbarë botën.

70 për qind e rasteve të vdekjes nga kanceri ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të ardhura mesatare.

/GazetaSinjali/